Real Madridi drejt një tjetër vere rekordesh, Manuel Angel dhe David Jimenez pranë largimit

Manuel Angel dhe David Jimenez vijojnë përgatitjet me përkushtim në qendrën stërvitore “La Fabrica”, edhe pse tashmë është e qartë se karrierën nuk do ta vazhdojnë te Real Madridi.

Të lidhura

None found

Dy talentet madrilenë po presin ofertën e përshtatshme, ndërsa për ta kanë shfaqur interes klube të La Liga-s, La Liga 2 dhe kampionateve të tjera evropiane.

Sipas gazetës spanjolle AS, drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur të mos i aktivizojnë në miqësoret dhe ndeshjet zyrtare të Castillas, në mënyrë që të shmangin një dëmtim të mundshëm që do të vështirësonte transferimin e tyre.

Manuel Angel ishte pranë largimit edhe gjatë verës së kaluar. Levante kishte shfaqur interes të fortë për mesfushorin, ndërsa në garë ishte përfshirë edhe Aston Villa. Megjithatë, ai vendosi të qëndronte edhe një sezon në Madrid.

Sezonin e kaluar ai mbajti shiritin e kapitenit dhe, fillimisht nën drejtimin e Alvaro Arbeloas e më pas të Lopez De Lermës, u afrua më shumë me skuadrën e parë. Në përfundim të sezonit, Angel zhvilloi shtatë paraqitje me ekipin senior, duke luajtur 129 minuta dhe duke treguar se është i gatshëm për një sfidë të nivelit më të lartë.

Edhe David Jimenez ndodhet në të njëjtat kushte. Mbrojtësi i djathtë, pjesë e së njëjtës gjeneratë të artë, ishte një figurë kryesore e skuadrës dhe iu afrua shifrës së 20 asistimeve gjatë një sezoni të jashtëzakonshëm.

Në Valdebebas, Jimenez vlerësohet si një prej futbollistëve më teknikë të akademisë. Në fushë ai cilësohet shpesh si “krahu i djathtë i Arbeloas”, ndërsa veçohet për kontributin ofensiv, goditjet standarde dhe qetësinë në përdorimin e topit, tipare që i ngjajnë më shumë një mesfushori.

Shitja e këtyre dy lojtarëve pritet ta kalojë Real Madridin mbi 200 milionë euro të ardhura nga transferimet e produkteve të akademisë. Vetëm marrëveshja për Jacobo Ortegan, me vlerë 10 milionë euro, e ka çuar shumën e përgjithshme në më shumë se 199 milionë euro.

Drejtues të klubit në Valdebebas kishin folur më herët për një “verë historike”, parashikim që tashmë po merr formë. Në një pjesë të konsiderueshme të këtyre transferimeve, Real Madridi ka mbajtur edhe përqindje të të drejtave mbi shitjet e ardhshme të futbollistëve.

Lista e lojtarëve të shitur përfshin Nico Paz (60 milionë), Gonzalo (40 milionë), Víctor Munoz (20.5 milionë ), Gila (15 milionë ), Alvaro Rodriguez (12.5 milionë ), Alex Jiménez (12.5 milionë ), Palacios (10 milionë ), Jacobo Ortega (10 milionë ), Fran Garcia (4 milionë ), Mario Martín (3 milionë ) dhe Fran Gonzalez (3 milionë).//


matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetgit girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbetcasibom