I kishit harruar unazat e gishtave të këmbëve që ishin të modës disa dekada më parë? Mesa duket, nuk jemi të vetmit. Edhe pse dukej se ky aksesor kishte përfunduar në “sirtarin” e trendeve të harruara, ai po rikthehet dhe po fiton sërish vëmendje.
Rikthimi i unazave të gishtave të këmbëve është një tjetër dëshmi se moda funksionon në cikle dhe shpesh sjell surpriza.
Të lidhura
None found
Në kombinim me pedikyrët verorë dhe këpucët e hapura, unazat e gishtave të këmbëve janë shfaqur gjithnjë e më shpesh në look-et e sezonit.
Rikthimi i tyre vjen në një kohë kur moda po i rikthehet maksimalizmit dhe po favorizon aksesorët e guximshëm, kombinimet e pazakonta dhe një dozë më të madhe ekstravagance.
Por trendi nuk ndalet vetëm te modelet e thjeshta metalike. Disa stilistë kanë zgjedhur versione më luksoze, duke vendosur edhe unaza me diamante në gishtat e këmbëve.
