BDI: Pas dy vitesh hetime nuk ka asnjë provë, aktakuza politike lidhet me një vendim kolektiv

BDI-ja ka shprehur shqetësim të thellë për ngritjen e një aktakuze që e cilëson politike, përmes së cilës kërkohet përgjegjësi individuale për një vendim të marrë në mënyrë kolektive.

Të lidhura

None found

Sipas partisë, pas një procesi hetimor që ka zgjatur dy vjet, publiku duhet të informohet se mbi çfarë argumentesh dhe provash konkrete është ndërtuar kjo akuzë.

Nga BDI-ja deklarojnë se e respektojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëherazi kërkojnë që drejtësia të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe pa përzgjedhje.

Partia vlerëson se një vendimmarrje kolektive nuk duhet të përdoret si mjet për vendosjen selektive të përgjegjësisë apo për përndjekje politike ndaj individëve.

Për këtë arsye, BDI-ja kërkon transparencë të plotë gjatë gjithë procesit, në mënyrë që publiku, përfaqësuesit e mediave dhe ekspertët të kenë mundësi të njihen me secilin pretendim, argument dhe provë të paraqitur nga palët.

Një tjetër kërkesë e BDI-së është që rasti t’i nënshtrohet një mbikëqyrjeje ndërkombëtare, të zhvilluar në mënyrë të hapur dhe transparente. Nga partia theksojnë se nuk kërkojnë trajtim të privilegjuar për askënd, por zbatim të njëjtë të ligjit, proces të rregullt dhe drejtësi të çliruar nga ndikimi politik. Sipas tyre, aktakuza nuk mbështetet nga asnjë dëshmi, provë apo fakt.


Shtuar 14.08.2026 13:22

Tags:
matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Giriş