Katër vatra zjarri shuhen në Has dhe Tropojë, autoritetet kërkojnë kujdes maksimal

Gjatë dy ditëve të fundit, katër vatra zjarri në Has dhe Tropojë janë neutralizuar. Situata u vu nën kontroll pas angazhimit të zjarrfikësve, strukturave përgjegjëse dhe banorëve të zonave të prekura.

Drejtoria e Emergjencave Civile, bëri të ditur se në Has flakët u konstatuan në pyje dhe kullota pranë fshatit Perollaj, pjesë e Njësisë Administrative Golaj, si edhe në fshatin Cahan të Njësisë Administrative Krumë.

Të lidhura

None found

Në Tropojë, vatrat u regjistruan në fshatin Dushaj, që ndodhet në Njësinë Administrative Fierzë, si dhe në Sopot, në Njësinë Administrative Tropojë e Vjetër.

Megjithëse terreni i thyer malor e vështirësoi operacionin, ekipet e angazhuara mundën t’i izolonin vatrat dhe të pengonin avancimin e mëtejshëm të flakëve.

Zjarret dogjën shkurre dhe mbeturina, por nuk u raportuan dëme në sipërfaqet pyjore apo në bimësi.

Reagimi i menjëhershëm i strukturave të emergjencës bëri të mundur që flakët të mos zgjeroheshin dhe të mos vendosnin në rrezik zona të tjera.

Për shkak të temperaturave të larta dhe shtimit të rrezikut nga zjarret, Bashkitë Has dhe Tropojë u kanë kërkuar qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Ndërkaq, zjarrfikësit e Bashkisë Kukës janë bashkuar me ekipet e tjera të përfshira në përballimin dhe izolimin e zjarrit në Lurë. Punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës kanë dërguar ujë në terren, duke mbështetur operacionin kundër flakëve në këtë zonë me terren të vështirë.

Për fuqizimin e ndërhyrjes në Lurë janë vënë në dispozicion edhe mjete e kapacitete të tjera, me synimin për të frenuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.


Shtuar 14.08.2026 10:02

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet