Një video nga zjarri i përmasave të mëdha pranë fshatit Llozhan, në Manastir, është publikuar nga drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov. Sipas tij, flakët mbërritën deri te shtëpitë, por ndërhyrja e zjarrfikësve dhe banorëve vendas bëri të mundur shmangien e një katastrofe të madhe. Angelov paralajmëroi se rreziku ende nuk ka kaluar.
Të lidhura
None found
“Pak kohë më parë fshati ishte në rrezik, shtëpitë janë menjëherë pas nesh. Falë zjarrfikësve nga Manastiri dhe fshatarëve vendas, u shmang një katastrofë, por rreziku vazhdon”, deklaroi Angelov.
Ai bëri të ditur se katër avionë SSO Pinzgauer ndodhen në pritje.
Angelov shtoi se Drejtoria ka vënë në veprim ekipet e reagimit të shpejtë, pasi fronti i zjarrit shtrihet në një gjatësi prej disa kilometrash.
