Yan Diomande shkëlqen në seancat stërvitore, talenti nga Bregu i Fildishtë mahnit Real Madridin

Yan Diomande ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme te stafi teknik i Real Madridit gjatë ditëve të tij të para në klub, sipas raportimit të mediumit spanjoll ESPN.

Të lidhura

None found

Futbollisti 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë u transferua së fundmi nga RB Leipzig te Real Madridi për 125 milionë euro të garantuara. Në varësi të bonuseve që lidhen me paraqitjet e tij, vlera e marrëveshjes mund të rritet deri në 140 milionë euro.

Ndonëse ende nuk është aktivizuar në ndonjë ndeshje përgatitore me skuadrën madrilene, anësori ka tërhequr vëmendjen në Valdebebas falë formës së shkëlqyer fizike, shpërthimit në shpejtësi dhe cilësive teknike.

Diomande nuk e ka zhvilluar ende një fazë të plotë përgatitore me ekipin e ri. Ai mbërriti te Real Madridi pasi përfaqësoi Bregun e Fildishtë në Kupën e Botës, ndaj nuk u vlerësua si i gatshëm për ndeshjet kundër Ferencvarosit dhe Deportivo La Corunas.

Megjithatë, puna e treguar në stërvitje ka qenë e mjaftueshme që drejtuesit e klubit madrilen të binden për potencialin e madh të 19-vjeçarit.

Talenti nga Bregu i Fildishtë zbarkoi në Madrid pas një edicioni të shkëlqyer me RB Leipzigun, gjatë të cilit shënoi 12 gola dhe regjistroi tetë asistime në Bundesligë.

Edhe trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, kishte këmbëngulur fuqishëm për realizimin e këtij transferimi, pasi e sheh sulmuesin anësor si një element të rëndësishëm të projektit të tij afatgjatë.

Tashmë, mbështetësit e Real Madridit po presin paraqitjen e parë të Diomandes. Ai konsiderohet një nga investimet më të mëdha të klubit dhe një talent që pritet të luajë rol të rëndësishëm gjatë viteve të ardhshme.


Shtuar 13.08.2026 21:35

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombahsine girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Girişholiganbet