Flakët përfshijnë Halkidikinë, evakuohen banorë dhe mijëra turistë mes erërave të fuqishme

Halkidikia, një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara në Greqi, u përfshi pasditen e së enjtes nga një zjarr i përmasave të mëdha. Situata në zonën që ndodhet rreth 100 km larg Selanikut detyroi autoritetet të largonin me urgjencë banorët dhe mijëra pushues nga qytezat Siviri dhe Fourka.

Të lidhura

None found

Zjarri nisi pas orës dy të mesditës dhe u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta. Flakët kapërcyen rrugën kryesore, iu afruan bregdetit dhe depërtuan në zonat me shtëpi pushimi, duke formuar një front më të gjatë se 4 km. Deri në këto momente është konfirmuar se të paktën një shtëpi është djegur plotësisht, por ende mungon një bilanc zyrtar për numrin e përgjithshëm të banesave të dëmtuara.

Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet dërguan katër mesazhe paralajmëruese përmes numrit të emergjencës 112 dhe nisën evakuimet edhe në rrugë detare. Banorë dhe turistë u morën nga plazhi i Sivirit me anije të Rojës Bregdetare, mjete të zjarrfikësve dhe varka private. Ndërkohë, për largimin e njerëzve nga Siviri dhe Fourka u vunë në dispozicion edhe autobusë.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë 148 zjarrfikës, 54 automjete dhe katër ekipe këmbësore. Ndërhyrjet nga ajri kryhen periodikisht nga nëntë avionë dhe shtatë helikopterë, ndërsa forcave në terren u janë bashkuar edhe 12 zjarrfikës nga Moldavia.

Gjatë përpjekjeve për përballimin e flakëve janë lënduar dy zjarrfikës. Njëri prej tyre është transportuar në spital për shkak të një dëmtimi në këmbë, kurse zjarrfikësi tjetër ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Halkidikia dhe gadishulli i parë i saj njihen si ndër zonat më të preferuara nga pushuesit ballkanikë, përfshirë turistë serbë, rumunë, shqiptarë, bullgarë dhe vizitorë nga Maqedonia e Veriut.

Megjithatë, Halkidikia nuk është zona e vetme e prekur nga zjarret sot në Greqi. Mbi 5 rajone të vendit do të qëndrojnë në alarm të kuq gjatë gjithë fundjavës, për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme, të cilat në raste të caktuara tejkalojnë shpejtësinë 110 km në orë.

Vatra të tjera zjarri u regjistruan në Aitoloakarnania dhe në Akontio të Viotisë. Ndërkaq, nën kontroll u vendosën flakët në Vartholomio të Ilias, në Pelopones, si dhe në plazhin e Ofrinios në Kavala.

Në 24 orët e fundit, në të gjithë territorin e Greqisë janë evidentuar 40 zjarre agro-pyjore. Prej tyre, 31 u vunë nën kontroll që në fazën e parë, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vazhdon në nëntë vatra.

Autoritetet greke kanë kryer ndërkohë mbi 5 arrestime në disa rajone të vendit, lidhur me shkaktimin e zjarreve ose mosrespektimin e rregullave të mbrojtjes kundër zjarrit. Hetimet vijojnë për secilën vatër të re.


Shtuar 13.08.2026 21:05

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomslotime girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş