Drita pret Tre Fiorin në “Fadil Vokrri”, publikohen formacionet zyrtare

Drita zbret sërish në fushë sonte (e enjte), kur në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillon ndeshjen e kthimit kundër Tre Fiorit, të vlefshme për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

Skuadra nga Gjilani vjen në këtë takim me një epërsi të konsiderueshme, pasi triumfoi bindshëm 4-1 në udhëtim dhe hodhi një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Trajneri i ri, Ardian Nuhiu, ka përzgjedhur skemën 4-2-3-1, ndërsa përgjegjësinë kryesore në repartin ofensiv do ta kenë Liridon Balaj, Arb Manaj dhe Kristal Abazaj.

Nga minuta e parë do të luajë edhe afrimi i ri, Ëilliam Beaten, i cili në këtë përballje do të vendoset në një pozicion më të avancuar.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku; Mjaki, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj, Beaten; Balaj, Manaj, Abazaj.

Tre Fiori: Nardi; Sirri, Rea, Sancisi; Mengucci, Giocondi, Benedettini, D’Addario; Bernardi; Prandelli, Ferri.


Shtuar 13.08.2026 18:58

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomslotbaba girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş