Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore mbi fshatin Gaber, ndërsa terreni i thepisur malor ka bërë të nevojshme ndërhyrjen nga ajri.
Të lidhura
None found
Në operacion po marrin pjesë tre avionë “Air Tractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me një avion të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Angazhimi i tyre vjen pasi vatra ndodhet në një zonë të paarritshme, ku veprimi i ekipeve tokësore është i vështirë.
Qendra për Menaxhim me Kriza bën të ditur se gjendja në drejtim të zonave të banuara të fshatit Gaber është aktualisht nën kontroll dhe se banorët nuk janë të rrezikuar.
Ndërkohë, zjarri po përparon drejt fshatit Vërzhale. Për këtë arsye, zhvillimet po ndiqen me vëmendje të shtuar dhe ekipet përgjegjëse vijojnë të jenë të pranishme në terren.
Në vendngjarje ndodhet edhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, i cili së bashku me ekipet po monitoron nga afër ecurinë e situatës.
QMK thekson se po bashkërendon pa ndërprerje veprimet me të gjitha institucionet dhe shërbimet kompetente, në mënyrë që flakët të kontrollohen sa më shpejt dhe të sigurohet mbrojtja e banorëve të zonës.
