Ronaldo lë mënjanë rivalitetin me Messin, mesazhi prekës pas humbjes së babait

Ronaldo ka reaguar me një mesazh prekës në postimin e Lionel Messit, pas ndarjes nga jeta të babait të futbollistit argjentinas, Jorge Messi.

Jorge Messi ndërroi jetë më 8 gusht, në moshën 68-vjeçare, pas problemeve të rënda shëndetësore. Lajmi i trishtë bëri që Messi të ndante një dedikim emocional për të atin në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Mes mijëra reagimeve, vëmendjen e mori edhe komenti i Cristiano Ronaldos. Dy futbollistët, të cilët për më shumë se një dekadë kanë qenë rivalët më të mëdhenj të futbollit botëror, këtë herë u bashkuan përmes një mesazhi njerëzor në një moment të vështirë për Messin.

“Një përqafim i madh për ty dhe të dashurit e tu në këtë moment të vështirë. Qëndroni të fortë”, shkroi Ronaldo.Mesazhi i portugezit mori mbi një milion pëlqime dhe mijëra përgjigje nga fansat, të cilët vlerësuan gjestin e tij ndaj rivalit të dikurshëm.Ronaldo e di personalisht dhimbjen e humbjes së një prindi. Babai i tij, José Dinis Aveiro, u nda nga jeta në vitin 2005, kur Cristiano ishte vetëm 20 vjeç.Një rivalitet që ka shënuar historinë e futbollit, këtë herë u la mënjanë për t’i dhënë vend solidaritetit dhe mbështetjes në një moment dhimbjeje.


Shtuar më 13.08.2026 18:18