Gjatë pasdites së kësaj të enjteje, shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë konstatuan pesë mjete lundruese të tipit skaf plastik, të cilat nuk kishin në bord dokumentacionin e detyrueshëm.
Pa dokumentet përkatëse u gjetën skafet “Rolex 1”, i drejtuar nga K. D.; “Hans 1”, me drejtues A. A.; “Noens-S”, i drejtuar nga E. B.; “Venus”, me drejtues E. Sh.; si dhe “Brizo”, nën drejtimin e A. I.
Të lidhura
None found
Në zbatim të dispozitave të legjislacionit në fuqi, secili prej pesë drejtuesve u gjobit me 10.000 lekë. Mjetet lundruese u bllokuan deri në shlyerjen e masave administrative.
