Gjermania shton përkrahjen për FSK-në me projektin rreth 3 milionë euro

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli, dhe atasheu gjerman i mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Guido Altendorf, nënshkruan sot marrëveshjen për projektin e donacionit gjerman Enable & Enhance Initiative. Marrëveshja është pjesë e bashkëpunimit dypalësh me Republikën Federale të Gjermanisë.

Të lidhura

None found

Projekti kap vlerën e rreth tre milionë eurove dhe ka për qëllim fuqizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj. Sipas njoftimit për media, ai përbën vazhdim të projekteve të zbatuara deri tani në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe kolonel Imer Avdiu, drejtor i Departamentit për Logjistikë dhe Infrastrukturë në MM, Silke Bellmann, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Fabian Vogl dhe major Claus Schumm.

Në njoftim bëhet e ditur se Gafurr Dugolli shprehu mirënjohje për mbështetjen e pandërprerë që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhënë Republikës së Kosovës. Ai nënvizoi rëndësinë e këtij partneriteti dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi do të vijojë edhe përmes projekteve të tjera në sektorët e sigurisë dhe mbrojtjes.


Shtuar 13.08.2026 15:00

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomenjoybet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş