Arrestimi për spiunazh në Merdare, në banesën e të dyshuarit sekuestrohen rreth 40 mijë euro dhe katër telefona

F. S., i arrestuar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdare nën dyshimin për veprën penale “Spiunazh”, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë ekzekutuar një urdhërkontroll në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash.

Nga bastisja janë sekuestruar si prova materiale para të gatshme në shumën prej 39 mijë e 500 eurosh, 500 dinarë, katër (4) telefona celularë dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

Brenda afatit të paraparë me ligj, Prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë kanë deklaruar se do të vazhdojnë angazhimin për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore lidhur me këtë rast.


Shtuar 13.08.2026 14:17

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomelexbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş