Zgjedhjet e 7 qershorit përmbushën standardet demokratike, por procesi nxori në pah disa sfida

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor janë konsideruar përgjithësisht të lira, të drejta dhe konkurruese, në përputhje me standardet demokratike. Gjatë procesit nuk u identifikuan probleme që mund të cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Të lidhura

None found

Këto përfundime u paraqitën në konferencën “Forcimi i Integritetit Zgjedhor: Gjetjet dhe Rekomandimet nga Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2026”, e organizuar nga koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV).

Administrimi zgjedhor u vlerësua kryesisht profesional, por u evidentuan vështirësi në gjetjen dhe qasjen në vendvotime, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara. Si sfida të tjera u përmendën zbatimi jo gjithmonë i njëtrajtshëm i procedurave dhe problematikat në mjedisin digjital informativ.

Zëvendësambasadori i Zvicrës, Christoph Fuchs, deklaroi se procesi u zhvillua në një atmosferë të qetë, konkurruese dhe paqësore. Ai çmoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke thënë se KQZ-ja i menaxhoi shumicën e rasteve në mënyrë profesionale, ndërsa profesionalizëm tregoi edhe PZAP-ja.

Sipas Fuchs, raportet kanë nxjerrë në pah vështirësitë e qytetarëve për të gjetur pikat e tyre të votimit, pengesat për personat me aftësi të kufizuara, mungesën e zbatimit të njëtrajtshëm të procedurave dhe sfidat që lidhen me hapësirën digjitale të informacionit. Ai theksoi se këto nuk janë vetëm çështje teknike, pasi lidhen edhe me mungesën e besimit. Qytetarët, sipas tij, duhet të jenë të bindur se ligjet zbatohen njësoj për të gjithë dhe se vota e tyre mbrohet dhe mbetet e fshehtë.

Fuchs shtoi se zgjedhjet nuk mund t’i zëvendësojnë institucionet funksionale. Sipas tij, aktorët politikë duhet të jenë në gjendje të shprehin mospajtime pa penguar funksionalizimin institucional, ndërsa pjesëmarrja e ulët në votime ka vënë në dukje nevojën për institucione efektive.

Stublla nënvizoi se vëzhgimi i zgjedhjeve është i rëndësishëm për forcimin e llogaridhënies, integritetit dhe besimit te institucionet demokratike. Ajo tha se Suedia e konsideron monitorimin dhe vëzhgimin zgjedhor si një element kyç, ndërsa prania e vëzhguesve ndihmon drejtpërdrejt në rritjen e këtyre standardeve.

Sipas Stubllës, zgjedhjet parlamentare në Kosovë dëshmuan sërish angazhimin e vazhdueshëm të vendit ndaj parimeve demokratike. Ajo kujtoi se vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë e cilësuan procesin përgjithësisht të qetë dhe të administruar mirë. Stublla theksoi gjithashtu se votimi është një e drejtë themelore e njeriut, e cila duhet ushtruar dhe respektuar si e tillë. Çdo votë, sipas saj, ka rëndësi dhe mund të ndikojë në përmirësimin e jetës dhe të shoqërisë, ndërsa ata që vendosin të mos marrin pjesë humbin një mundësi të rëndësishme për të ndikuar në drejtimin e vendit.

Eugen Cakolli nga IKD deklaroi se, nga pikëpamja teknike, zgjedhjet e 7 qershorit ishin dukshëm më të mira se proceset e mëparshme. Megjithatë, në rrafshin politik, ai tha se këto zgjedhje dëshmojnë se vendi po u drejtohet zgjedhjeve për shkak të krizave që nuk po marrin zgjidhje përmes vetë proceseve zgjedhore.

Cakolli vlerësoi se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht sipas standardeve demokratike për një garë të lirë, të drejtë dhe konkurruese. Ai tha se procesi u administrua në tërësi me profesionalizëm dhe se DnV-ja nuk konstatoi probleme që do të dëmtonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Sipas tij, KQZ-ja e menaxhoi pjesën dërrmuese të procesit në mënyrë më profesionale sesa në të gjitha proceset paraprake.

Votimi jashtë vendit u rendit ndër çështjet që kërkojnë trajtim të mëtejshëm. Cakolli tha se ky proces ishte më i rregullt dhe më pak i politizuar, por se vazhdon të mbetet një problem serioz për institucionet e hetuesisë. Shqetësimi lidhet me publikimet në rrjetet sociale, në të cilat pretendohet se grupe të organizuara votuesish po plotësonin një numër të madh fletëvotimesh. DnV-ja ka kërkuar që këto raste të trajtohen nga institucionet hetimore.


Shtuar 13.08.2026 13:33

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptvGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomdumanbet girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş