Qytetarët vënë alarmin në Elbasan, gjendet një granatë dore buzë rruge

Qytetarët në Elbasan kanë dhënë alarmin pasi kanë konstatuar një granatë dore buzë rrugës.

Menjëherë është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendngjarej në lagjen ‘Brigada 17 Sulmuese’ ku kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë njoftuar menjëherë forcat xheniere.

Policia ndodhet në vendngjarje së bashku me grupin hetimor të cilët po hetojnë rrethanat e gjetjes së granatës dhe se për çfarë arsye gjendej në atë zonë.

 

 


Shtuar 2.08.2021 10:05