Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas zjarreve që gjatë ditëve të fundit kanë prekur disa zona të Shqipërisë.
Kreu i shtetit shprehu mirënjohje për zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë personat e angazhuar në betejën me flakët, duke vlerësuar guximin, përkushtimin dhe sakrificën e tyre.
Të lidhura
None found
Sipas Begajt, ndërhyrja e këtyre forcave po ndihmon në mbrojtjen e jetëve, familjeve, banesave dhe pasurive, ndërsa respekt të veçantë meritojnë ata që përballen drejtpërdrejt me rrezikun në vijën e parë.
Presidenti kërkoi gjithashtu që personat të cilët i vënë zjarrin vendit të marrin ndëshkim të ashpër në përputhje me ligjin.
Në kushtet e temperaturave të larta dhe të vatrave të shumta të zjarrit, Begaj u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë jetën.
Ai theksoi se çdo qytetar duhet të japë kontributin e vet për mbrojtjen e komunitetit, pronës dhe natyrës, duke shtuar se Shqipëria sot ka nevojë për solidaritetin dhe përgjegjësinë e të gjithëve.
