Nutricionistja Dhurata Nasufi Halabaku diskutoi në Klan Kosova për sëmundjen e diabetit.
Gjatë emisionit “Ora 7”, ajo u shpjegoi shikuesve faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundjeje.
Të lidhura
None found
Sipas saj, ndër shkaktarët kryesorë renditen ushqyerja jo e shëndetshme, mënyra sedentare e jetesës dhe konsumimi i produkteve të përpunuara, të cilat në shumicën e rasteve përmbajnë yndyrna të ngopura, aditivë dhe shtesa të shumta që përdoren për konservim e që nuk janë aspak të shëndetshme. Ajo përmendi gjithashtu obezitetin, peshën e tepërt, gjenetikën dhe moshën si faktorë të tjerë.
Nasufi Halabaku foli më tej edhe për trajtimin e sëmundjes së sheqerit, duke shpjeguar efektin që mund të ketë Fara e Zezë në këtë proces.
