Furnizimi global me kafe në rrezik, tërmeti në Kolumbi bllokon eksportet

Kolumbia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4, i cili ka shkaktuar dhjetëra viktima, dëme të konsiderueshme dhe ka lënë qindra persona të zhdukur.

Përveç bilancit tragjik njerëzor dhe shkatërrimit të infrastrukturës civile, pasojat e lëkundjeve pritet të ndihen edhe përtej kufijve të vendit. Industria kolumbiane e kafesë ka pësuar një goditje të rëndë, ndërsa eksportet dhe zinxhirët e furnizimit janë penguar nga ndërprerja e akseve kryesore tregtare.

Të lidhura

None found

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në San José del Palmar, në rajonin e Chocó-s, duke prekur zemrën e zonës së njohur si “Eje Cafetero”, ose Boshti i Kafesë. Pikërisht në këtë rajon ndodhet edhe pjesa më e madhe e impianteve që përpunojnë kafenë, çka e thellon më tej situatën emergjente.

Problemi më i madh lidhet me bllokimin e rrugës drejt Buenaventura-s, portit strategjik detar përmes të cilit eksportohet pothuajse i gjithë “ari i gjelbër” i Kolumbisë. “Aktualisht, rruga për në Buenaventura nuk është e kalueshme nga automjetet tregtare të huaja, përfshirë ato që përdoren për eksport dhe import”, deklaroi Gustavo Gómez, presidenti i Shoqatës Kombëtare të Eksportuesve të Kafesë.

Transportimi i kafesë drejt porteve të tjera të rëndësishme, mes tyre Puerto Antioquia, Cartagena dhe Santa Marta, po has vështirësi edhe në zonat që kanë pësuar më pak dëme. Shkak është pamundësia e automjeteve të mallrave për të hyrë në këto territore.

Kolumbia renditet si eksportuesi i tretë më i madh i kafesë në nivel botëror, ndërsa është furnizuesi kryesor global i kokrrave arabica me cilësi të lartë.


Shtuar 12.08.2026 13:53

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomdinamobet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet