Qyteti i Shkupit mohon praninë e baktereve në ujë: Bëhet fjalë për një sulm të orkestruar

Qyteti i Shkupit ka hedhur poshtë pretendimet se në ujin me të cilin furnizohet kryeqyteti është zbuluar bakteri Escherichia coli. Nga institucioni e cilësuan këtë si një sulm të orkestruar dhe paralajmëruan se më vonë do të publikojnë informacione të plota.

Të lidhura

None found

Ky qëndrim iu përcoll “Lokalno”-s pas shqetësimeve se prania e këtij bakteri mund ta bënte ujin e Shkupit të papërshtatshëm për konsum.

Për këtë çështje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Instituti i Shëndetit Publik ende nuk kanë dhënë përgjigje.

NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup” njoftoi dje se Sektori i Kontrollit Sanitar, gjatë ditës, kishte marrë 42 mostra nga rrjeti i ujësjellësit në Shkup. Katër prej tyre ishin siguruar nga seksioni i puseve Nerezi-Lepenec. Ekzaminimi i mostrave u krye përmes analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në laboratorë të akredituar sipas standardit ISO 17025:2018.

Sipas NP “Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup”, kontrolli realizohet në përputhje me rregulloret në fuqi që përcaktojnë sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Rezultatet e analizave vërtetojnë se uji i sistemit të furnizimit të Shkupit është i përshtatshëm për t’u pirë./Telegrafi/


Shtuar 12.08.2026 13:22

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomselcuksports girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet