MF: Transfer i ri prej 2.9 milionë eurosh nga huaja hungareze për investimet e kompanive në Maqedoni

Ministria e Financave ka njoftuar se nga buxheti qendror drejt Bankës Zhvillimore është realizuar një transfer i ri prej 176.5 milionë denarësh, përkatësisht 2.9 milionë eurosh, për të mbështetur projektet investuese të kompanive vendase.

Të lidhura

None found

Pas këtij transferi, mbështetja e përgjithshme që Qeveria u ka siguruar kompanive vendase ka arritur në 14.7 miliardë denarë, ose 239 milionë euro. Sipas Ministrisë, këto mjete përbëjnë një shtysë të rëndësishme për investimet private dhe ekonominë, ndërsa në buxhet për këtë qëllim janë parashikuar gjithsej 250 milionë euro.

Fondet janë siguruar nga Qeveria përmes Bankës Hungareze të Eksportit dhe Importit, me synimin për të nxitur ciklin e investimeve në sektorin privat. Ato do të kalojnë nga buxheti te Banka Zhvillimore dhe më pas, nëpërmjet rrjetit të bankave afariste vendase, do të vihen në dispozicion të përfituesve përfundimtarë, përkatësisht kompanive vendase.

Ministria e Financave thekson se kompanitë i marrin mjetet me kushte të volitshme: normë interesi prej 1.95%, periudhë shlyerjeje deri në 15 vjet dhe afat grejs deri në 3 vjet.


Shtuar 12.08.2026 12:30

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomtaraftarium24 girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet