Gjyqi për zjarrin në “Pulse” vijon sot me dëshmitë e ekspertëve të ndërtimit

Seanca e radhës për zjarrin tragjik në diskotekën “Pulse” të Koçanit zhvillohet sot në sallën e gjyqit “Idrizovë”, ku do të shqyrtohet ekspertiza ndërtimore e objektit “Puls” dhe do të dëgjohen ekspertët që e hartuan atë. Nga zjarri humbën jetën 63 persona, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u plagosën.

Të lidhura

None found

Në seancën e kaluar, eksperti gjyqësor dhe profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në UKIM, Goran Markovski, deklaroi se raporti i ekspertizës kishte evidentuar qartë dështimin e plotë të sistemit, përfshirë institucionet dhe individët, në objektin “Pulse”. Në kohën e përgatitjes së ekspertizës, Markovski mbante edhe detyrën e dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Sipas deklarimit të tij, në këtë rast nuk ishin zbatuar standardet, rregulloret dhe procedurat përkatëse.

Pas dëshmive të ekspertëve, pritet të mbyllet paraqitja e provave nga ana e Prokurorisë.

Procesi gjyqësor drejtohet nga gjyqtarja Dijana Gruevska-Ilievska, ndërsa akuzën e përfaqëson një ekip prej 15 prokurorësh publikë.

Ngjarja ndodhi më 16 mars 2025, gjatë performancës së grupit DNA. Zjarri në diskotekën “Pulse” shkaktoi vdekjen e 63 personave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve, duke u renditur ndër tragjeditë më të rënda të historisë së fundit të vendit.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomkazansana girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet