Departamenti amerikan i Shtetit ka komentuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se autoritetet e Serbisë po e analizojnë me ekspertë mundësinë për të ndryshuar rrjedhën e lumit Ibër.
Të lidhura
None found
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti i Shtetit theksoi se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet ndër prioritetet e Shteteve të Bashkuara.
“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është pjesë e domosdoshme e këtij procesi”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Vuçiqi e bëri deklaratën më 9 gusht, duke thënë se institucionet serbe po shqyrtojnë me ekspertë mundësinë e devijimit të rrjedhës së Ibrit. Sipas tij, kjo lidhet me rrënimin e shtëpive dhe vilave të serbëve pranë Liqenit të Ujmanit, në veri të Kosovës.
