Për herë të parë, IA ndihmon shkencëtarët të projektojnë viruse të reja

Një ekip shkencëtarësh amerikanë bëri të ditur të enjten rezultatet e një studimi, në të cilin inteligjenca artificiale gjeneruese u përdor për të krijuar viruse që nuk ekzistojnë në natyrë. Sipas studiuesve, kjo arritje mund të çojë në projektimin e sistemeve të plota biologjike në nivelin e gjenomit.

Të lidhura

None found

Studimi, i publikuar në revistën Science, shpjegon se kërkuesit trajnuan modele gjenerative të IA-së me miliona gjenome natyrore dhe i përdorën ato për të hartuar bakteriofagë të plotë. Bakteriofagët janë viruse që infektojnë bakteret dhe shumohen brenda tyre.

Puna u krye nga shkencëtarë të Universitetit të Stanfordit dhe Institutit Arc, organizatë jofitimprurëse me bazë në Kaliforni, e cila fokusohet në kërkime me “rrezik të lartë dhe shpërblim të lartë”. Për projektimin u përdorën dy “modele gjuhësore të gjenomit”, të njohura si Evo 1 dhe Evo 2.

Ndryshe nga modelet e mëdha gjuhësore që parashikojnë dhe prodhojnë tekst, Evo 1 dhe Evo 2 analizojnë e parashikojnë sekuenca gjenetike. Ato u trajnuan përmes të dhënave që përfshinin gjenome virusesh, bakteresh, si edhe organizmash më kompleksë, përfshirë bimët dhe kafshët.

Në fazën eksperimentale, studiuesit sintetizuan kimikisht afërsisht 300 gjenome dhe i vunë në testim në laborator. Nga këto prova u krijuan 16 bakteriofagë të modifikuar artificialisht, me “sekuenca, struktura dhe profile të ndryshme përshtatshmërie”.

Testet treguan se viruset e projektuara artificialisht ishin më efikase në eliminimin e baktereve E coli krahasuar me viruset që gjenden natyrshëm.

Sipas autorëve, kjo metodë zgjeron mundësitë e gjenomikës sintetike, krahas teknikave si evolucioni i drejtuar dhe inxhinieria racionale. Ata vlerësojnë se qasja mund të ndihmojë në zhvillimin e terapive fag përballë patogjenëve që ndryshojnë shpejt, si dhe të krijojë bazat për projektimin gjenerues të gjenomeve më të mëdha e më të ndërlikuara.

Studiuesit theksuan se ky është vetëm hapi i parë drejt përdorimit të inteligjencës artificiale në hartimin e gjenomeve. Sipas tyre, puna mund të pasohet nga krijimi i një grupi më të gjerë mjetesh për sekuencimin dhe sintezën e gjenomeve, me synim zhvillimin e sistemeve dhe trajtimeve biologjike më të mëdha. / AA.


Shtuar 11.08.2026 18:21

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetticket girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom