Propozimi i Partisë Socialiste për reformën e re territoriale është hasur me kundërshtimin e shumë qyteteve dhe banorëve, ndër to edhe Cërriku. Prej ku mësohet se ka nisur edhe firmosja e një peticioni kundër këtij propozimi.
Sipas organizatorëve dhe qytetarëve që kanë ndërmarrë këtë nismë bashkimi i qytetit me Elbasanin do të largonte shërbimet dhe vendimmarrjen nga qytetarët e Cërrikut, ndërsa nëse ruhet bashkia sipas tyre, garantohet një përfaqësim më i drejtëpërdrejtë dhe administrim më pranë komunitetit.
Të lidhura
None found
Firmosja e kërtij peticioni pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa sipas organizatorëve ky dokument do t’u përcillet jo vetëm institucioneve vendase, por edhe atyre ndërkombëtare.
Kufijtë administrativë nuk janë i vetmi shqetësim për banorët e Cërrikut, të cilët janë shprehur se problemi më i madh është mënyra se si do të ofrohen shërbimet publike. Cërriku ka protestuar vazhdimisht përgjatë këtyre ditëve të fundit.
Ndërkohë kujtojmë se tashmë kanë nisur edhe dëgjesat qytetare në lidhje me këtë çështje, e cila është bërë me e përfolura e këtyre javëve të fundit. Që pasi PS dorëzoi në Kuvend draftin, i cili propozonte shkrirjen e 15 bashkive.
