Janë publikuar pamjet që tregojnë gjendjen brenda lavanderisë së përfshirë nga zjarri, e cila ndodhet në katin e pestë të një pallati në qendër të Sarandës.
Ambienti është dëmtuar rëndë dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Të lidhura
None found
Në të gjithë hapësirën dallohen qartë pasojat e flakëve, ndërsa pajisje, orendi dhe pjesë të tjera të lavanderisë rezultojnë të shkrumbuara.
Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe pengoi përhapjen e tij në pjesët e tjera të pallatit.
Sipas dyshimeve paraprake, shkak mund të ketë qenë një defekt elektrik. Grupi hetimor po vijon verifikimet për të sqaruar me saktësi origjinën e zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.
