Maqedonia e Veriut përzgjedh ambasadorë të rinj për Kajro, Oslo, Athinë dhe Budapest

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një pjesë të emrave që do ta përfaqësojnë vendin në misionet diplomatike jashtë tij. Mes të përzgjedhurve dallohen diplomatët shqiptarë Elma Altorok dhe Driton Kuçi.

Të lidhura

None found

Elma Altorok, e vetmja kuadër profesionale e përzgjedhur nga Qeveria në seancën e 26 majit, po përgatit tezat në kuadër të procedurës për emërimin e saj ambasadore në Kajro. Ajo pritet të kalojë nga pozita e ushtrueses së detyrës në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin egjiptian në postin e ambasadores.

Altorok e ka ushtruar tashmë detyrën diplomatike në Egjipt, një shtet me 120 milionë banorë, dhe ka marrë besimin e institucioneve për ta vijuar angazhimin në këtë vend të Lindjes së Mesme. Përpara emërimit, ajo duhet t’i mbrojë tezat para komisioneve përkatëse. Ky do të jetë mandati i saj i tretë diplomatik në vendet e Lindjes së Mesme.

Driton Kuçi, i cilësuar si një prej diplomatëve të suksesshëm, do të vazhdojë shërbimin në Oslo të Norvegjisë. Meqë ai e ka mbajtur edhe më parë detyrën e ambasadorit në Oslo, ky do të jetë mandati i tij i dytë në këtë shtet.

Për misionet e tjera diplomatike, Qeveria ka përzgjedhur Filip Pashun si ambasador në Athinë, Tatjana Loparskin për në Budapest dhe avokatin Jasmin Kalaç për në Sarajevë.

Në pritje të përmbylljes së procedurave parlamentare janë emërimet e Krum Efremovit si ambasador në Bullgari, Gabriel Atanasovit në Rumani, Muharem Jusufit në Suedi dhe Katerina Todorovskës në Kosovë./Alsat/


Shtuar 11.08.2026 14:11

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomvbet girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibom