Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një interviste në emisionin “Click” të RTV21, theksoi se në çdo legjislaturë që ka udhëhequr, ka avancuar pozitat e komunitetit shqiptar duke u mbështetur në parimet e Marrëveshjes së Ohrit.
Të lidhura
None found
Ai sqaroi se nuk ka vepruar asnjëherë për t’i tkurrur të drejtat e shqiptarëve. “Përfaqësimi i drejtë ka përparuar vazhdimisht nga 0.3% ose 1%, duke kapur sot nivelin 21%, ndërkohë që këta e kanë nënçmuar duke thënë se u janë hequr shqiptarët jorezidentë… Sikur të kishin ecur përpara nga pika ku e lamë ne, do të ishte një tjetër fitore për shqiptarët, por gjendja është përkeqësuar aq shumë sa na duhen forca për ta çuar vendin në një gjendje të shëndetshme brenda RMV-së,” u shpreh ai.
Më tej, Ahmeti shtoi se e trashëgoi pushtetin e zbrazët dhe e transformoi atë. “Këtë pushtet e gjeta në shkallën zero, kurse e lashë me një kryeministër shqiptar në Maqedoni. Për një dekadë të tërë pata lënë një shqiptar në krye të Kuvendit, një shqiptar si ministër i Financave dhe një tjetër si ministër i Jashtëm, që është boshti i shtetit. Nuk do ta prisja kurrë këtë lloj rezultati nga ana e tyre, por as nuk e meritoja të denigrohesha,” përfundoi Ahmeti.
