Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka rikujtuar sakrificën e të rënëve gjatë gushtit të vitit 1998 në Gllogjan dhe Irzniq.
Të lidhura
None found
Në një postim në Facebook, ai ka shprehur vlerësimin e tij për heroizmin e atyre që dhanë jetën në përpjekjet për çlirimin e Kosovës.
Sipas Haradinajt, qëndresa e tyre u shndërrua në burim frymëzimi për shumë luftëtarë të lirisë dhe për betejat që vijuan deri në çlirimin e vendit.
Me dhembje dhe krenari, sot në Gllogjan dhe Irzniq kujtuam të rënët e javës së dytë të gushtit 1998: Enver dhe Orhan Halilaj, Arton Hasanaj, Arben Ahmetaj, Halil Sejfijaj, Naim Nimanaj, Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha, Malë Zejnaj, Nexhat Humaj, Naser Idrizaj, Hasan Osmani dhe Agron Thaqi.
Gjithashtu, së bashku me shumë bashkëluftëtarë, në Ditën e Dëshmorëve të fshatit Irzniq bëmë zbulimin e pllakës përkujtimore, në nderim të të rënëve të këtij fshati, i cili gjatë luftës për liri dha luftëtarë të shquar dhe dëshmorë të kombit.
Heroizmi i tyre u bë frymëzim për shumë luftëtarë të lirisë dhe për shumë beteja të tjera, deri në çlirimin e vendit.
Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!
