Juventusi vështron nga Spanja, në fokus portieri i Athletic Bilbao

Një portier i ri përfaqëson një nga objektivat kryesore të Juventusit në këtë merkato vere. Sipas raportimeve më të fundit, bardhezinjtë kanë përqendruar vëmendjen te Unai Simon, gardiani i Athletic Bilbaos dhe i kombëtares spanjolle.

Të lidhura

None found

Burime nga media italiane Tuttomercatoweb bëjnë të ditur se klubi torinez është i gatshëm të lëvizë konkretisht për spanjollin në orët në vijim. Kartoni i lojtarit vlerësohet rreth shifrës së 25 milionë eurove.

Drejtuesit e Juventusit po kërkojnë të përshpejtojnë operacionin për Simon, teksa paraqitjet e Michele Di Gregorio në ndeshjet përgatitore duket se nuk i kanë bindur plotësisht. Ky vlerësim ka shtyrë klubin të eksplorojë alternativa të tjera për portën.

Emri i Unai Simon konsiderohet një alternativë e papritur në planet e Juventusit. Portieri 29-vjeçar është zgjedhja e parë e Spanjës dhe luajti një rol thelbësor në rrugëtimin triumfues të përfaqësueses së tij drejt Kupës së Botës 2026.

Tani mbetet për t’u parë nëse Juventusi do të arrijë të gjejë gjuhën e përbashkët me Bilbaon për transferimin e portierit me eksperiencë, ndërsa synon të përforcojë këtë repart përpara fillimit të sezonit të ri.


matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetlist girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibom