Babai kanadez dënohet për vrasjen e vajzës 9-vjeçare dhe inskenimin e rrëmbimit të saj

Luciano Frattolin, shtetas kanadez, u shpall të hënën fajtor për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare, Melinës. Sipas akuzës, ai e mbyti të miturën në një zonë kënetore të një rajoni malor në verilindje të Nju Jorkut.

Të lidhura

None found

Gjatë procesit gjyqësor u bë e ditur se motivi i krimit lidhej me dëshirën e Frattolinit për t’u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortes, Callie Galanis, e cila kishte kujdestarinë e vetme të Melinës.

Frattolin, i cili merret me biznes në industrinë e kafesë, e vrau vajzën në korrik të vitit 2025, gjatë një udhëtimi që po bënin së bashku. Pas krimit, ai e fshehu trupin e saj poshtë një shkëmbi.

Më pas, ai krijoi përshtypjen se 9-vjeçarja ishte rrëmbyer. Babai njoftoi autoritetet, duke bërë që të aktivizohej alarmi dhe të niste një operacion i gjerë kërkimi për gjetjen e saj.

Juria arriti në vendimin për fajësinë e tij pas vetëm një ore diskutimesh. Frattolin tashmë rrezikon burgim të përjetshëm për vrasje të shkallës së dytë dhe fshehje të një trupi.

“Jeta e shkurtër e Melinës mori një fund të dhunshëm”, deklaroi të hënën, gjatë seancës për dënimin, prokurori i qarkut të Essexit, Michael Lange. Gjatë fjalës së tij, Frattolin shmangu kontaktin me sy.

Prokurori përshkroi edhe gjendjen në të cilën u gjet trupi i vajzës: “Gjithçka ishte e mbuluar me baltë. Flokët e saj të gjatë të zinj, ishin të mbuluar me dhe dhe bar”.

Callie Galanis kishte marrë kujdestarinë e vetme të Melinës në vitin 2019, pasi i dha fund lidhjes në distancë me Frattolinin. Megjithatë, në vitet që pasuan, ajo e kishte lejuar vajzën të udhëtonte me të atin.

Në dëshminë e dhënë disa ditë më parë, Galanis tha se Melina nuk dëshironte të udhëtonte jashtë vendit me babanë e saj, veçanërisht drejt Etiopisë. “Ajo nuk donte të shkonte”, u shpreh nëna e 9-vjeçares.

Galanis tregoi se edhe vetë kishte nisur të ndihej gjithnjë e më e shqetësuar për udhëtimin, pasi kishte dyshime nëse duhej ta lejonte atë të zhvillohej jashtë vendit. Ajo tha se avokati e kishte paralajmëruar për raste kur prindër të ndarë merrnin fëmijët jashtë shtetit dhe më pas nuk pranonin t’i kthenin.

Sipas dëshmisë së saj, Frattolin propozoi më vonë që qëndrimi në Etiopi të zgjatej. Bisedat që Galanis zhvilloi me të bijën lidhur me udhëtimin e bindën përfundimisht që ta anulonte atë.

“Ndihesha në siklet. Nuk isha më dakord me të”, tha Galanis, duke shpjeguar arsyet e vendimit të saj.

Pas anulimit të udhëtimit në Etiopi, Frattolin sugjeroi që Melina të udhëtonte me të drejt Connecticut dhe New York.

Por udhëtimi përfundoi në tragjedi. Në ditën kur ata duhej të ktheheshin në Quebec, ku jetonte nëna e saj, Frattolin vrau vajzën dhe më pas inskenoi rrëmbimin, duke lajmëruar autoritetet dhe duke shkaktuar një operacion të madh kërkimi.

Pas vendimit të jurisë, Luciano Frattolin përballet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçare dhe fshehjen e trupit të saj.


Shtuar 11.08.2026 08:29

matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetizmir escortAnkara escortcasibom güncel girişizmir escortAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetpusulabet1xbetjojobetcasibommarsbahiscasibombetewin girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom