Në burgun e Idrizovës janë zbuluar 32 paketime me lëndë narkotike gjatë kontrollit të një pakoje që i dërgohej një të dënuari 48-vjeçar.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të MBP-së, më 09.08.2026, në orën 13:40, SPB Shkup është informuar nga Institucioni ndëshkues-përmirësues Burgu Idrizovë se rreth orës 11:00, gjatë kontrollit të pakos së destinuar për O.M.(48) nga Kumanova, janë gjetur dhe marrë 32 paketime me marihuanë.
Substanca narkotike është sekuestruar nga nëpunësit policorë dhe është marrë për procedura të mëtejshme. Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të rastit, pritet të dorëzohet kallëzimi përkatës, njoftoi MPB-ja./Telegrafi/
