Edhe pse ora ka kaluar 12:00, Kuvendi ende nuk ka bërë të ditur nëse seanca konstituive e legjislaturës së 11-të do të vazhdojë këtë të premte.
Të lidhura
None found
Punimet u ndërprenë dje, pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për bisedime me përfaqësuesit e partive, në përpjekje për të gjetur një marrëveshje lidhur me çështjen e presidentit.
Ndërkohë, mesnata vlerësohet si afati përfundimtar kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
As Lëvizja Vetëvendosje dhe as Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë njoftuar për ndonjë takim ndërmjet Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Të dy kishin shprehur më herët gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Para ndërprerjes së seancës ishte përmbyllur verifikimi i mandateve të deputetëve, të cilët më pas dhanë edhe betimin.
