Aksidenti tragjik në Bavari, ambasadori Ajeti ngushëllon familjarët e tre viktimave nga Kosova

Faruk Ajeti, ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani, ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, ku humbën jetën tre bashkatdhetarë nga Kosova.

Të lidhura

None found

Ajeti bëri të ditur se lajmi për vdekjen tragjike të tre shtetasve të Kosovës është pritur me pikëllim të thellë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari”, shkroi ambasadori në reagimin e tij publik.

Sipas tij, Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani po mban kontakte me autoritetet gjermane dhe po i ndjek nga afër zhvillimet që lidhen me këtë rast.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin”, theksoi Ajeti.

Në përmbyllje të reagimit, ambasadori u përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të viktimave.

“Në këto momente jashtëzakonisht të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave. U prehshin në paqe!”, përfundoi Ajeti.


Shtuar 7.08.2026 12:43

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss