Miri, ish-banor i Big Brother VIP Albania 5, ka folur për ndryshimet që ka sjellë pjesëmarrja e tij në këtë format në jetën familjare.
I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, ai iu përgjigj pyetjes për raportet familjare pas Big Brother.
Të lidhura
None found
“Me thënë të drejtën, nuk është e njëjta situatë. Jo se kishim një marrëdhënie tjetër dhe tani kemi një tjetër, por kjo ndjesi pas Big Brother-it ka qenë më e bukur. Gjithçka është bërë më publike, jemi në syrin e vëmendjes së njerëzve dhe kjo e bën edhe më emocionale e dinamike”, u shpreh Miri.

Ai tregoi se tashmë vëmendja e publikut nuk është drejtuar vetëm ndaj tij, por edhe ndaj bashkëshortes dhe vajzës.
Sipas tij, shpesh njerëzit u kërkojnë fotografi së bashku, gjë që e bën të ndihet mirë dhe i vlerësuar.
Miri i “West Side Family” këtë edicion ka qenë tejet i komentuar edhe për raportet që krijoi brenda me Selin Bollatin.
I njëjti u rendit si finalisti i dytë, ku çmimin e madh prej 100 mijë eurosh e rrëmbeu Selin.
