Tre pjesëtarë të ekuipazhit të anijes së mallrave “Nadezhda” janë plagosur rëndë gjatë një sulmi me dron në Detin e Zi.
Të lidhura
None found
Autoriteti Detar i Turqisë bëri të ditur se anija ishte nisur drejt portit të Samsunit, në veri të Turqisë, kur u godit rreth 20 milje detare pranë portit rus të Novorossiysk.

Pas incidentit, të 22 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në Rusi. Tre prej tyre, për shkak të gjendjes së rëndë, u transportuan për trajtim.
Ende nuk dihet se kush e kreu sulmin ndaj anijes. Autoritetet nuk kanë publikuar gjithashtu të dhëna të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes.
