Qeveria e Kosovës këmbëngul se nisma e minishengenit nuk është në në interes të shqiptarëve dhe Albin Kurti ka bojkotuar punimet e Forumit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Rajonal të Shkupit, që po mbahet sot.
Zyra e shtypit e Qeverisë së Albin Kurtit ka konfirmuar për mediat se Kryeministri i Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim sa i takon kësaj nisme.
“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, thotë Qeveria e Kosovës.