Punëtorët e huaj ndajnë Ballkanin, nga vendet më mbështetëse te ato më skeptike

Mungesa e fuqisë punëtore është kthyer vitet e fundit në një problem për vendet e Ballkanit Perëndimor, kryesisht për shkak të emigrimit të lartë të të rinjve. Si rrjedhojë, vendet vakante po plotësohen tashmë me emigrantë që vijnë nga shtete të tjera.

Megjithatë, qytetarët e 6 vendeve të rajonit nuk kanë të njëjtin qëndrim për lejimin e shtetasve të huaj që të punojnë në ekonomitë e tyre, kur ka vende pune të lira. Anketa “Security Meter 2025” e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal tregon se, në nivel rajonal, kjo politikë mbështetet mesatarisht nga 57% e të anketuarve. Kundër saj janë 33%, ndërsa 10% nuk shprehin një qëndrim.

Të lidhura

None found

Shqipëria kryeson për mbështetjen ndaj punëtorëve të huaj, me 77% të të anketuarve në favor. Në vijim renditen Bosnjë dhe Hercegovina, ku përqindja arrin në 62%, si dhe Kosova me 61%.

Në Maqedoninë e Veriut, lejimi i shtetasve të huaj për të punuar përkrahet nga 53% e qytetarëve, shifër që i afrohet mesatares së rajonit. Më të përmbajtura paraqiten Serbia dhe Mali i Zi, ku mbështetja është përkatësisht 44% dhe 43%.

Vetëm në Malin e Zi numri i kundërshtarëve e tejkalon atë të mbështetësve. Rreth 46% e qytetarëve malazezë janë kundër punësimit të të huajve, ndërsa 43% e përkrahin atë.

Në Serbi, kundërshtimin e shprehin 36% e të anketuarve, ndërsa 21% nuk janë përgjigjur. Kjo është përqindja më e lartë në të gjithë rajonin e personave të pavendosur ose që kanë refuzuar të japin përgjigje.

Edhe Maqedonia e Veriut ka një nivel relativisht të lartë të qytetarëve pa qëndrim, me 14%, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë kjo shifër është 12%. Në Kosovë, pjesa e atyre që nuk janë përgjigjur është vetëm 3%, kurse në Shqipëri 2%.

Në përgjithësi, të dhënat dëshmojnë se shumica e qytetarëve në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor e mbështet emigracionin për arsye punësimi, ndonëse qëndrimet ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin.

Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova rezultojnë më të hapura, kurse Mali i Zi dhe Serbia shfaqin më shumë skepticizëm.

Këto dallime lidhen me gjendjen e tregut të punës, mungesën e punonjësve, shkallën e emigrimit dhe mënyrën se si qytetarët e perceptojnë konkurrencën për punësim.

Në ekonomitë ku bizneset nuk po gjejnë fuqi të mjaftueshme punëtore, angazhimi i shtetasve të huaj konsiderohet më shumë si një mënyrë për të mbushur vendet vakante.


Shtuar 3.08.2026 09:22

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio