Enti Shtetëror për Revizion bëri të ditur se serveri i institucionit është sulmuar kibernetikisht. Si pasojë, nga adresa zyrtare elektronike e drejtorit Maksim Acevski po dërgohen mesazhe fishing, të cilat përmbajnë tentativa mashtruese.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit, këto komunikime të dyshimta u janë përcjellë marrësve në të gjithë Maqedoninë e Veriut, si dhe partnerëve ndërkombëtarë të Entit.
Institucioni u kërkon qytetarëve dhe organizatave që të mos i hapin mesazhet në fjalë dhe të shmangin klikimin mbi lidhjet që gjenden brenda tyre.
Sektori i Teknologjisë së Informacionit ka nisur punën për zgjidhjen e situatës, ndërsa për incidentin është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Faqja zyrtare e Entit Shtetëror për Revizion vijon të jetë funksionale dhe raportet e revizionit po publikohen rregullisht.
