Poliçani proteston kundër reformës territoriale të PS-së, pankarta ironike për Ramën: “Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani!”

Protesta qytetare përpara Kryeministrisë vijon prej 62 ditësh, ndërsa qytetarët e pranishëm kanë përcjellë qëndrimet e tyre përmes mesazheve të shkruara në pankarta.

Ndër pankartat e shfaqura sot kanë tërhequr vëmendjen ato me përmbajtje ironike dhe kritike ndaj qeverisë. “Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani” dhe “Paska burra Poliçani, po ju çfarë prisni”, shkruhej në dy prej tyre.

Të lidhura

None found

Me këto slogane, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për zhvillimet politike dhe mënyrën e qeverisjes, duke bërë njëkohësisht thirrje për reagim qytetar.

Tubimi pranë selisë së qeverisë zhvillohet prej 62 ditësh dhe pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe ndryshimin e disa politikave qeverisëse.

Një ditë më parë, Poliçani u përfshi në protestë kundër projektit të PS-së për reformën territoriale, e cila parashikon shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Beratin.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort