Temperaturat e larta dhe nisja e sezonit të zakonshëm të zjarreve pyjore kanë vënë Greqinë përballë një situate të rëndë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi se vendi duhet të përgatitet për “ditë të vështira”.
Të lidhura
None found
Zjarret kanë shkaktuar humbjen e jetës së tre zjarrfikësve. Dy prej tyre u vranë në ishullin e Kretës, ndërsa zjarrfikësi i tretë humbi jetën pranë Gytheios, në territorin kontinental të Greqisë.
Në jugperëndim të Kretës, avancimi i flakëve çoi në evakuimin e rreth 8 mijë personave. Një pjesë e banorëve dhe turistëve u transportuan me anije të Rojës Bregdetare, pasi zjarri rrezikoi zonën turistike të Agia Galinit.
Për përballimin e situatës janë mobilizuar rreth 300 zjarrfikës, të cilët po punojnë për neutralizimin e vatrave të zjarrit. Një turiste nga Austria rrëfeu se ajo dhe familja e saj u detyruan të largoheshin me rrobat e banjës, pasi flakët nuk i lejuan të ktheheshin në hotel.
