Në mbarë vendin, deri sot në orën 13:00, janë evidentuar gjithsej pesë zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, dy vazhdojnë të jenë aktive, një është nën kontroll, kurse dy të tjera janë shuar.
Të lidhura
None found
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se një nga vatrat aktive ndodhet në komunën e Dollnenit, afër fshatit Vrancë, ku flakët kanë përfshirë një arë me grurë. Zjarri tjetër aktiv është regjistruar në komunën e Kërçovës, prapa sallës sportive “Jançica”, dhe ka përfshirë bar të thatë.
Nën kontroll është vendosur zjarri pranë fshatit “Dolna Boshava”, në komunën e Kavadarit, ku më herët digjej bimësi e ulët.
Dy vatrat e shuara janë regjistruar në komunat e Zhelinës dhe Gostivarit. Në afërsi të fshatit Debërcë të Zhelinës ishte përfshirë nga flakët bimësi e ulët, ndërsa pranë fshatit Banjicë e Epërme të Gostivarit, afër fabrikës SAEM, digjeshin bar i thatë dhe mbeturina druri.
