Alarm për temperatura ekstreme në fundjavë, rrezik zjarresh në 6 qarqe të vendit

Sipas njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, vendi pritet të përballet me temperatura shumë të larta gjatë periudhës 29 korrik, 2 gusht 2026, duke rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron se ditën e diel ky rrezik do të arrijë kulmin, veçanërisht në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ku priten vlera të larta të temperaturës.

Të lidhura

None found

Në qarqet e tjera, niveli i rrezikut për ditën e diel është klasifikuar si “i moderuar”.

Temperaturat e parashikuara

Zonat e ulëta: deri në 39.5°C, me pikun në bashkinë Peqin.

Bregdeti: deri në 38.9°C.

Zonat kodrinore: deri në 38.3°C.

Zonat malore: deri në 33.3°C.

Instituti thekson se rritja e temperaturave do të vazhdojë deri të shtunën, 1 gusht, kur pritet të arrihet edhe maksimumi.

Paralajmërimi vjen në një periudhë kur rreziku nga zjarret është i lartë ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar. Motin mund ta ndiqni në kohë  reale edhe duke  vizituar faqen e motit në Albeu.com, ku gjeni motin tani dhe parashikimin e motit për ditët në vazhdim për të gjitha qytete shqiptare. /albeu.com/


Shtuar 29.07.2026 23:14

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet