Seanca/ GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për të dalë nga kafazi i xhamit! Monika Kryemadhi batuta me gazetarët

Këtë të mërkurë, zhvillohet në GJKKO seanca e radhës ndaj ish presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Në seancën e kaluar, Kryemadhi kërkoi shpalljen të pavlefshme të akteve hetimore, si edhe të sekuestrimit të telefonit të saj celular.

Sipas mbrojtjes, për këtë veprim hetimor duhej të ishte marrë më parë autorizim nga Kuvendi, pasi në kohën e sekuestrimit ajo ushtronte mandatin e deputetes.

Të lidhura

None found

Gjatë seancës së sotme, SPAK pritet të paraqesë qëndrimin e tij lidhur me këto pretendime.

Edhe Ilir Meta ka kundërshtuar vlefshmërinë e një sërë aktesh hetimore. Mbrojtja e tij ka vënë në pikëpyetje përdorimin si provë të komunikimeve të nxjerra nga telefoni i biznesmenit Kastriot Ismailaj, ku përfshihet edhe mesazhi me përmbajtje: “nesër më duhen patjetër 200 mijë”.

Sipas Metës, nuk është provuar në asnjë moment se ai ka qenë dërguesi i këtij mesazhi, ndaj komunikimi nuk mund të konsiderohet provë.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme, Meta i paraqiti gjykatës një tjetër kërkesë me shkrim për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, por GJKKO e rrëzoi kërkesën e ish presidentit.

Kryemadhi batuta me gazetarët

Monika Kryemadhi teksa hynte në GJKKO, nuk i kurseu batutat me gazetaret per vjeshjen e saj.

“Jemi të gjithë sot me salmon, ‘light salmon’”, tha Kryemadhi duke iu referuar këmishës.

E pyetur cila ishte arsyeja pas kësaj zgjedhjeje, ajo u përgjigj: “Ka omega 3, për jetëgjatësinë”.


Shtuar 29.07.2026 10:50

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom