Propaganda e Teheranit vë në shënjestër familjen Trump, video-kërcënim me udhëzime për eliminimin e Melania dhe Barron

Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, dhe i biri i saj, Barron, janë bërë objekt i një fushate kërcënuese nga regjimi iranian.

Të lidhura

None found

Një material filmik me përmbajtje propagandistike po shpërndahet në platformat sociale, duke nxitur dhunën ndaj tyre. Mediat amerikane, përfshirë New York Post, raportojnë se videoja ofron një lloj manuali për ndjekjen dhe goditjen e tyre.

Në këtë produksion, që mendohet se synon radikalizimin e simpatizantëve të regjimit të Ajatollahëve, paraqiten detaje mbi rutinën e Zonjës së Parë dhe sugjerohen mënyra konkrete për ta vrarë atë.

Me titullin e frikshëm “Si ta vrasësh Melania Trump”, video alternon imazhe të saj duke udhëtuar me autokolonën zyrtare presidenciale dhe në pika të ndryshme të Nju Jorkut.

Po ashtu, në pjesën përmbyllëse të videos përfshihet edhe Barron Trump si një objektiv tjetër i këtyre kërcënimeve të drejtpërdrejta.

Materiali propagandistik shkon deri aty sa i konsideron daljet e saj për blerje si mundësi të volitshme për “operacione globale të luftëtarëve të lirisë”. Madje, video tenton të japë edhe sugjerime makabre, duke folur për përdorimin e një agjenti që të helmojë rrobat që Zonja e Parë mund të blejë.


Shtuar 29.07.2026 03:23

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibomGrandpashabet