Nexhmi Shabani, 62-vjeçari nga Kosova, i cili u përfshi mëngjesin e sotëm në një aksident në Portin e Durrësit, nuk arriti t’u mbijetonte dëmtimeve të pësuara. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte dërguar me urgjencë pas goditjes.
Ngjarja tragjike u shënua në orët e para të ditës, brenda ambienteve të portit. Sipas informacioneve fillestare, një automjet i rëndë, i drejtuar nga 49-vjeçari Nikolin Merdari, banues në Berat, përplasi këmbësorin Nexhmi Shabani, shtetas kosovar i cili punonte si shofer kamioni.
Të lidhura
None found
