Agjencia Meteorologjike e Japonisë bëri të ditur se një tërmet i fuqishëm ka goditur rajonin jugperëndimor të vendit.
Të lidhura
None found
Dridhjet u regjistruan në orën 16:27 sipas orës lokale, ndërsa epiqendra u përcaktua në një thellësi rreth 10 kilometrash.
Pas ngjarjes, autoritetet lëshuan një paralajmërim për mundësi cunami dhe e vlerësuan intensitetin e lëkundjeve në shkallën më të lartë, nivelin 7 të sistemit japonez të matjes sizmike.
Deri në këto momente nuk ka ende detaje të plota mbi dëme materiale apo viktima, ndërsa njësitet e emergjencës dhe pushteti vendor kanë filluar verifikimet në zonat e prekura.
