Policia e Shtetit, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp, duke paralajmëruar për raste të shumta të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese.
Sipas njoftimit zyrtar, mashtruesit u dërgojnë përdoruesve linke me pretendime të ndryshme, si votime në konkurse apo konfirmime veprimesh, dhe më pas u kërkojnë të vendosin kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp.
Të lidhura
None found
Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.
Për të shmangur rënien pre e këtyre mashtrimeve, Policia e Shtetit, këshillon qytetarët të mos klikojnë në linke të dyshimta, edhe kur ato dërgohen nga persona të njohur, si dhe të mos ndajnë në asnjë rast kodin e verifikimit të WhatsApp.
Gjithashtu, qytetarët inkurajohen të aktivizojnë funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacion dhe, nëse dyshojnë se llogaria e tyre është komprometuar, të veprojnë menjëherë për rikuperimin e saj dhe të njoftojnë kontaktet e tyre.
“Mbroni të dhënat tuaja! Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike”, apelon Policia e Shtetit.
Njoftimi i policisë:
NJOFTIM PËR QYTETARËT
Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp.
Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp.
Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim.
Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.
Policia e Shtetit këshillon qytetarët:
* Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;
* Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;
* Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;
* Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.
Mbroni të dhënat tuaja!
Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike.



