Revolta qytetare hyn në ditën e 58-të, protestuesi i drejtohet policisë: Dorëzojeni Ramën, le ta gjykojë populli!

Gjatë protestës së zhvilluar kundër qeverisë, një prej pjesëmarrësve lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kërkoi që ai të largohet nga posti.

Në fjalimin e mbajtur para protestuesve, qytetari pretendoi se Rama i ka shkaktuar dëme vendit, ndërsa e krahasoi atë edhe me personazhe të historisë.

Të lidhura

None found

“Rama ia kalon dhe Esat Pashë Toptanit, ia kalon dhe Hamzait. Dorëzohu Rama”, deklaroi ai.

Pjesëmarrësi në tubim artikuloi gjithashtu akuza me natyrë politike ndaj qeverisë, duke pretenduar se po synohet t’i ndryshohet identiteti Shqipërisë.

“Ata duan të formojnë një Izrael të dytë në Europë”, u shpreh qytetari, pa ofruar prova që mbështesin këtë pretendim.

Ai bëri thirrje që vendimmarrja për çështjet politike t’i lihet vullnetit të qytetarëve, ndërsa kërkoi edhe bashkimin e Shqipërisë.

“Policia të na dorëzojë Ramën dhe gjyqin t’ia bëjë populli. Duam Shqipërinë e bashkuar, unike, që na la Skënderbeu dhe Ismail Qemali”, tha protestuesi.


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetjojobetbetwooncasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al