Diskutimi për huanë nga SHBA me dyer të mbyllura, Shehaj akuzon: Jeni peng i Ballukut dhe mendoni se do t’i shpëtoni drejtësisë

Pas disa orësh ndërprerjeje, Kuvendi rifilloi seancën plenare, ku pritet të shqyrtohet marrëveshja për huanë nga SHBA-ja. Një grup prej 40 deputetësh të mazhorancës kërkoi që diskutimi të mbahej me dyer të mbyllura, propozim që mori miratimin e 74 ligjvënësve.

Rifillimi i punimeve u shoqërua me përplasje të forta mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe drejtuesit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili paraqiti në sallë një kallëzim penal.

Të lidhura

None found

Peleshi e qortoi Shehajn për një veprim që, sipas tij, binte ndesh me rregullat dhe ligjet. Ai theksoi se punonjësit ndodhen aty në shërbim të së mirës së përbashkët dhe nuk duhen vënë në rrethana absurde, ndërsa deputetët duhet të tregojnë me shembull respektimin dhe jo shkeljen e ligjit.

Shehaj e cilësoi skandaloze kërkesën për zhvillimin e seancës pa praninë e publikut. Duke iu përgjigjur kritikave për sjelljen e tij, ai tha se kishte me vete një kallëzim penal ndaj të gjithë personave që, sipas tij, kishin ushtruar dhunë mbi një përfaqësues të opozitës.

Më tej, kreu i Partisë Mundësia deklaroi se mazhoranca ishte bërë qesharake me marrëveshjet e saj dhe e akuzoi se besonte se, përmes marrëveshjeve me SHBA-në, mund t’i shmangej drejtësisë. Ai tha se shumica është peng i Belinda Ballukut, ndërsa hetimet vazhduan dhe, krahas shpërdorimit të detyrës, u ngrit edhe akuza për korrupsion. Shehaj shtoi se ata hiqen si proamerikanë, por i quajti “tufë të korruptuarish të rëndomtë”.

Pas kësaj deklarate, Peleshi e paralajmëroi Shehajn për gjuhën e përdorur, duke i dhënë vërejtje për fyerje dhe përdorim të një fjalori joparlamentar.


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın al