UEFA ia ka besuar Juxhin Xhajës drejtimin e përballjes mes Aarhus dhe Lech Poznan, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues në Champions League.
Të lidhura
None found
Takimi do të luhet të mërkurën, në orën 19:00. Lech Poznan triumfoi 4-1 në sfidën e parë, ndërsa skuadra daneze do të synojë përmbysjen e madhe.
Në ekipin e arbitrave të përzgjedhur për këtë duel do të jenë pesë shqiptarë. Xhaja është caktuar gjyqtar kryesor dhe do të ndihmohet nga asistentët Arbër Zalla dhe Taulant Kasa, kurse Andi Koçi do të kryejë detyrën e arbitrit të katërt.
Në dhomën e VAR-it do të jetë portugezi Tiago Martins, ndërsa rolin e asistentit të tij do ta mbajë Albert Doda.
Arbitër kryesor: Juxhin Xhaja
Asistent 1: Arbër Zalla
Asistent 2: Taulant Kasa
Arbitër i 4: Andi Koçi
VAR: Tiago Martins
aVAR: Albert Doda
